Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Suhareka edhe me një Çerdhe tjetër publike

2020/09/16 - 12:49

Në qytetin e Suharekës, afër tregut javor, u vu gurthemeli i Çerdhes për fëmijë.

Fëmijëve të kësaj pjese të qytetit dhe të gjithë fëmijët e Komunës së Suharekës do të kenë kushte maksimale për qëndrim ditor dhe mësim në këtë institucion.

Në ceremoninë e vënies së themelit, kanë marrë pjesë personalitete nga pushteti qendror dhe ai lokal, si: ministri i Arsimit z.Ramë Likaj, ministri i Zhvillimit Ekomonik z.Blerim Kuçi dhe nga Komuna e Suharekës z.Bali Muharremaj dhe stafi vijues.

Në prononcimet e tyre për media thanë se ky institucion do t’i shërbejë ardhmërisë tonë, siç janë fëmijët, të cilët do të rriten të mirë edukuar dhe arsimuar duke i marrë hapat e para edukativo-arsimore në këtë Çerdhe.