Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Suhareka është model për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit

2020/10/08 - 11:33

Në takimin e radhës të KKSB-së ( Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi) që u bajt sot në mes tjerash u tha se Komuna e Suharekës është model për Komunat tjera sa i përket mirëmbajtjes  së rrugëve gjatë dimrit. Kështu u tha gjatë pikës së rendit të ditës: Informatë nga Drejtoria e shërbimeve publike lidhur me pregaditjen për mirmbajtjen e rrugëve dhe trotuarëve për sezonin e dimrit. Në takim u shqyrtuan edhe këto pika tjera: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Informatë për rastet e kthimit dhe integrimit të qytetarëve në shtëpitë (pronat) e tyre; Siguria në trafik; Raportimi dhe masat e propozuar për parandalimin e dhunës në familje. Ndërsa pas diskutimeve dhe raportimeve që u bënë u dhanë edhe disa nga rekomandimet për secilën pikë.