Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Suhareka përfituese e grantit  prej 162.924,00 euro

2021/11/17 - 9:29

Komuna e Suharekës, ka përfituar një grant prej 162.924,00 euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ-in. Kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj, permes faqës së tij në fcb ka uruar qytetarët për këtë grant, pasi siç thotë ai kjo është arritur si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët:

“162,924.00 euro kemi përfituar si Komunë e Suharekës nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ.

Procesi final i vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Performancës “Mjedisi i Pastër”, vjen si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët.

Urime qytetarëve ! “, shkruan kryetari Muharremaj