Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Suhareka përfituese e një donacioni nga GIZ- i Gjerman

2022/06/21 - 12:28

Komuna e Suharekës sot ka përfituar edhe një donacion shumë të nevojshëm  prej GIZ-it Gjerman, në vlerë  prej 300 mijë euro. Kryetari i  Komunës z. Bali Muharremaj, ka falenderuar në emër të qytetarëve GIZ-in për donancionin e dhënë dhe ka shtuar:

“Rreth 300 mijë euro është vlera e projektit të përfituar nga Komuna e Suharekës, i cili përfshinë 2 kamionë, të cilët do të jenë në shërbim të punëtorëve të respektuar të Ekoregjionit.

Ky donacion është nga GIZI – Gjerman, të cilin e falenderoj në emër të qytetarëve.

Urime “