Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Suhareka përfituse e  grantit prej  469.593,00 euro për Mjedis të pastër

2021/11/25 - 4:21

Komuna e Suharekës, sot ka përfituar grantin prej 469.593,00 euro të cilin sot në emër të kryetarit Bali Muharremaj   e ka pranuar nënkryetarja Mihrije Suka. Në ceremoninë e ndarjës së këtyre granteve ishte edhe Kryeministri i vendit z. Albin Kurti, pastaj Ministri i  Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, Ministri i Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi dhe mysafirë dhe të ftuar të tjerë. Ky grant është për performance Komunale për Mjedisë të pastër. Edhe kësaj radhe Komuna e Suharekës është dalluar sa i përket ambientit dhe mjedisit të pastër.