Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Takimi i rregullt i Sigurisë Lokale

2020/07/09 - 10:05

Në takimin e sotëm të Sigurisë Lokale, nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, në pika të shkurtra e ka bërë një rezyme të aktiviteteve më të rëndësishme që kanë ndodhur brenda javës, duke veçuar: Mbledhjen e Shtabit Emergjent për masat kundër  COVID-19, Grantin e fituar nga GIZ-i me 800 kontejnerë etj.

 

Ndërsa nga Policia, nga toger Vehbi Bytyqi, u raportuar se gjatë javës kanë  ndodhur këto raste: 1 vrasje në tentativë, 1 dhunë në familje, 1 lëndim trupor, 1 vjedhje e veturës, 2 aksidente trafiku dhe 1 tentim vrasje.

 

Ndërsa nga përfaqësuesi i OSBE-së  z.Salih Elshani, është raportuar se kanë dërguar në Komuna disa pyetsorë për trajnime virtuale.

Nga LMT-KFOR, është deklaruar se  janë në terren duke shpërndarë pako ushqimore dhe veshmbathje për situatën e krijuar nga COVID-19.