Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Takimi i Sigurisë Lakale në Komunën e Suharekës

2019/12/05 - 3:45

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, znj.Mihrije Suka, për çdo të enjte mban në zyrën e saj, takimin e Sigurisë Lokale.
Në këtë takim marrin pjesë: Policia e Kosovës, OSBE, KFOR-LMT dhe Zyra për Informim.
Në këtë takim bisedohet për gjendjen e sigurisë brenda javës, ndërsa nënkryetarja Suka, i njofton të pranishmit me aktivitetet e javës, e që për këtë javë ajo potencoi disa aktivitete ku veçoi disa si: Solidarizimi i Komunës së Suharekës me qytetarët e Shqipërisë pas tërmetit të ndodhur atje dhe mobilizimi i Zjarrfikësve nga Suhareka për t’i dalur në ndihmë qytetarëve të prekur nga ky tërmet.
Ndërsa komandanti i Stacionit të Policisë në Suharekë, z.Milazim Lumi, raportoi se gjendja ka qenë e qetë duke i numëruar këto raste:
1 rast gjetje e mjeteve të pashpërthyera, 1 sulm fizik dhe 1 dëmtim prone.
Nga KFOR-LMT, u raportua se kanë vizituar të gjitha shkollat e Komunës së Suharekës për t’ju shpërndarë revista “FOR YOU” nxënësve, kanë njoftuar se edhe janë takuar me kryetarin e Komunës z.Bali Muharremaj.