Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Të dhënat për dhunën në familje, janë  shqetësuese…

2021/10/08 - 11:53

Në takimin e rregullt të KKSB-së ( Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi), që u mbajt sot e që u kryesua nga znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës,  në mes tjerash u diskutua edhe për këto pika të rendit të ditës:1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Siguria në trafik; 3.Raportimi dhe masat për parandalimin e dhunës në familje; dhe Informatë nga Drejtoria e shërbimeve publike, mjedis dhe emergjencë lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve për sezonin veror dhe përgatitja për sezonin dimrit; Pas diskutimeve të bëra nga të prnishmit u dhanë edhe rekomandimet të cilat janë: për pikën e dytë u tha që të bëhet sinjalizimi në vendkalimet për këmbësor si dhe të rritet aktiviteti policor në trafik.Ndërkaq,  për pikën 3. u tha se është shqetësuese rritja e numrit të dhunës në familje, prandaj u dhanë dy rekomandime: 1. Të rritet aktiviteti për parandalimin e dhunës dhe 2. Të gjendet mundësia e financimit të OJQ-ve që merrën me parandalimin e rasteve. Kurse për pikën e 4. dhe  të fundit u dha rekomandimi që  të rritet higjiena në fshatra, të identifikohen cvendet ku duhet të vendosën shportat për mbeturina dhe të bëhet mirëmbajtja e të gjitha trotuarëve kudo në Komunën tone