Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Të moshuarit  e Suharekës, u bënë me lokal për qëndrim ditor

2021/01/11 - 12:48

Në Suharekë shumë afër QKMF-së, sot u bë inaugurimi i lokalit  për të moshuarit e kësaj Komune, i cili i plotëson të gjitha kushtet për argëtim dhe kohë të lirë të kësaj kategorie. Kryetari i Komunës z. Bali Muharremaj, me angazhimin e të cilit u arrit realizimi i këtij projekti, u ka uruar atyre qëndrim të mirë, pleqëri të rehatshme dhe shëndet. Ai gjithashtu ka dhuruar edhe disa lojëra argëtimi si tabela shahu për më të moshuarit që ishin prezentë. Kryetari si shenjë falënderimi ka marrë mirënjohje nga Shoqata e pensionistëve si dhe nga Shoqata e shurdhë memecëve. Gjatë ceremonisë së inaugurimit u tha se kjo shoqatë numëron rreth 2000 të moshuar të cilët janë të mirëseardhur për të kaluar kohën e lirë.