Suharekë
2020/12/18 - 2:33
Sipas një marrveshje të nënshkruar nga kryetari i Komunës Bali Muharremaj dhe drejtori menaxhues i Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala, tri shkolla të Komunës sonë kanë përfituar një donacion në vlreë prej 500,000 euro. Shkollat që kanë përfituar janë: Shkolla e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, SHFMU “Shkëndija” Suahrekë dhe SHFMU “Flamuri i Arbërit” – Reshtan, pra në këto shkolla do të implementohet ky projekti. Pas nënshkrimit kryetari Muharremaj ka thënë se:” Angazhimet tona vazhdojnë dhe prioriteti ynë për investime vazhdon të mbetet edhe sektori i arsimit.”