Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Turne në volejboll për ish sportistat “Murat Suka dhe Herolinda Berisha”

2021/03/29 - 1:48

Janë zhvilluar gara në volejboll në përkujtim të Murat Sukës dhe Herolinda Berishës. Kryetari Muharremaj, këtë aktivitet e vlerësuar si nderim të atyre që ranë për lirinë e vendit:

“Turneu përkujtimor i volejbollit “Murat Suka dhe Herolinda Berisha”, nderon të rënët për lirinë e vendit.

Këto aktivitete dhe të tjera si këto e nderojnë të kaluarën tonë, dhe atyre që kontribuan për sportin.”