Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U bisedua për shkëmbim përvojash mes nxënësve gjerman dhe suharekas

2018/07/17 - 11:14

Zyrtarja e lartë në Ministrinë e Kulturës dhe Sportit në  Baten  Wurtenberg të Gjermanisë, znj Kerstin Zielasko Labonte e cila ishte e shoqëruar edhe nga Konsulli i Kosovës ne Vjen z. Ymer Lladrovci, ka takuar kryetarin e Komunës  z. Bali Muharremaj, me të cilin kanë biseduar lidhur me shkëmbimin e përvojave ne mës të nxënësve të Komunës së Suharekës dhe nxënësve  gjerman.  Ky projekt parasheh shkëmbimin e nxenesve dhe studentëve te dy shteteve, pastaj realizimi i projekteve të përbashkëta arsimore ose kërkimore , mbajtja e konferencave të përbashkëta etj. Kryetari Muharremaj ka shpreh gadishmërinë për përkrahje dhe mbështetje të këtij projekti  dhe ka premtuar se bashkëpunimi  nuk do të mungoj. Më pas zyrtarja gjermane për kulturë dhe sport ka vizitruar Qendrën  rinore “Shtëpia  e Felbahut”, ku janë njohur me aktivitetet që zhvillohen në këtë Qendër.