Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U  mbajt ligjëratë informuese dhe vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit

2021/10/13 - 11:39

Mujai tetor është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, prandaj gjatë këtij muaji edhe zhvillohet fushata për  ndërgjegjësimin dhe  zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje. Një fushatë e tillë po mbahet edhe në Komunën e Suharekës. Sot Komuna së bashku me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe QKMF-në e këtushme kanë organizuar ligjërata me nxënësit e Shkollave të mesme. Nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, drejtoresha e QKMF-së Dr. Sala Bytyçi dhe stafi shëndetsor kanë mbajtë një ligjëratë në Shkollën e Mesme Teknike “Skender Luarasi”. Nënkryetarja znj.Mihrije Suka ka përshëndet të pranishmit dhe ka ftuar nxënësit që të jenë aktiv gjatë ligjëratës dhe të binden sepse edhe kjo sëmundje ka shërim. Se vërtet është kështu e spjegon gjatë ligjëratës e mbijetuara e kësaj sëmundje, Infermierja Arbërije Kolgeci e cila edhe ka mbajtut ligjëratën.