Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt mbledhja e Këshillit të Drejtorëve

2022/11/29 - 2:59

Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Suharekës e ka mbajtur mbledhjen e rregullt.
Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, në takim ka kërkuar nga drejtorët angazhim sidomos në terren dhe ka folur për aktivitetet e punët që do të ndodhin gjatë ditëve në vijim, duke e theksuar që po ofrohet fundi i vitit dhe punët të përfundohen me kohë.
Ndërsa drejtorët kanë raportuar për projektet dhe aktivitetet e javës së kaluar si dhe për aktivitetet që do të zhvillohen në këtë javë e tutje, deri në fund të vitit.