Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt mbledhja e Këshillit të drejtorëve komunal

2020/07/13 - 10:01

 

Në takimin e rregullt të Këshillit të drejtorëve, që u mbajt sot janë diskutuar shumë tema me rëndësi që kanë të bëjnë me shërbime sa më të mira për qytetarë, por fokus të veçantë ka pas situata e krijuar nga COVID-19.

Kryetari Muharremaj, ka kërkuar që të respektohen masat e marra për gjendjen e krijuar nga COVID-19. Të mbahet distanca fizike dhe bartja e maskës.

Kurse nga drejtorët, u raportua se po punohet në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve.