Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete 

2020/10/23 - 9:36

Sot është mbajtur mbledhja e 10 (dhjetë) për vitin 2020, e  Komitetit për Komunitete, ku si rend dite kishin këto pika:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme;
  3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit;
  4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshem;
  5. Të ndryshme.

Udhëheqëse e këtij takimi ishte Kryesuesja e Komitetit për Komunitete znj.Shkëndije Shabanaj, e cila vendosi për votim këtë rend dite dhe i cili kaloi me votat e të gjithë anëtarëve të këtij komiteti.

Për secilën pikë u diskutua veç e veç, ku të gjithë anëtarër ranë dakord që këto pika të procesohen për në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale, e cila do të mbahet në fund të këtij muaji.