Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt mbledhja e Komitetit për Komunitete

2022/09/21 - 8:43

Sot është mbajtur mbledhja e 9 (nëntë) për vitin 2022, e Komitetit për Komunitete, ku si rend dite kishin këto pika:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin propozimit të komisionit për ndarjen e cmimit “Ukë Bytyçi”:
3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave për vlerësimin e ofertave për dhënien në shfytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës;
4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik:
5. Të ndryshme:
Udhëheqësi i këtij takimi ishte Kryesuesi Komitetit për Komunitete z.Denis SOFRA, i cili vendosi për votim këtë rend dite, i cili kaloi me votat e të gjithë anëtarëve të këtij komiteti.
Për secilën pikë u diskutua veç e veç, ku të gjithë anëtarët ranë dakord që këto pika të procesohen për në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale, e cila do të mbahet në 27.09.2022.