Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt mbledhja e KPF-së.

2020/11/20 - 2:51

Anëtarët e KPF (Komitetit për Politikë e Financa) në mbledhjen e radhës për këtë vit kanë debatuar për këtë rend dite: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, 2.Shqyrtimi i projekt-Rrregullores për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores, 01-nr-16-7790 për ndarjen e bursave për nxënës/e dhe studentë/e të Komunës së Suharekës; 3.Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për ti zhvilluar procedurat e ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës; 4.Raporti financiar i administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën janar-shtator të vitit 2020; 5.Dhënia në shfrytëzim e byfes së SHMT “Skënder Luarasi” dhe 6. Diskutim për senzibilizimin e aktivitetit për dhunën në baza gjinore. Pasi kanë shqyrtuar të gjitha këto pika, më pastaj unanimisht i kanë procesuar për mbledhjën e radhës të asamblesë komunale.