Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt mbledhja e radhës e këshillit të Drejtorëve

2020/10/12 - 10:27

Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me Këshillin e drejtorëve komual. Ai  edhe kësaj radhe është interesuar për projektet sidomos nga drejtoria e Shërbimeve Publike por edhe për punët dhe angazhimet nëpër drejtoritë tjera.

Më pas drejtorët  kanë raportuar secili për aktivitetet që janë duke u zhvilluar nëpër drejtoritë e tyre. Kryetari, në fund ka kërkuar detyra shtesë nga secili sektor, për vazhdimin e projekteve dhe punëve që janë të planifikuara, sepse  qyetarët e kërkojnë angazhimin tonë dhe ne duhet të jemi të gatshëm t’u përgjigjemi kërkesave të tyre.