Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt mbledhja rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

2018/06/20 - 2:33

Sot është mbajtur mbledhja e 6 (gjashtë) e rregullt për vitin 2018, e Komitetit për Politikë dhe Finaca, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafostacioneve dhe dhënien në shrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës;
  3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2019-2021;
  4. Shqyrtimi i projekt-rregullores për rregullat e punës në institucionet shkollore për stafin udhëheqës, mësimdhënës, nxënës dhe stafin mbështetës;

 

Komisioni e ka miratuar këtë rend dite dhe ka vazhduar me debat për secilën pikë, ku udhëheqës i këtij takimi ishte Kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Bexhet Kuçi.

Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj u shpreh se jemi duke u munduar që secili problem ekzistues në komunën tonë të rregullohet dhe se ftoj të gjithë anëtarët e këtij komisioni dhe të gjithë Asamblenë Komunale që të jemi bashkëpunues dhe qytetarit t’ia ofrojmë më të mirën.

Mbledhja ka vazhduar me debat dhe me përgjigjje nga zyrtarët e sektorëve përkatëse dhe se të gjitha pikat e këtij rendi të ditës janë miratuar dhe janë procesuar për në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale.