Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt mbledhje komemorative për ish nënkryetarin e Komunës Rexhep Kuçi, i cili vdiq dje nga COVID-19

2020/12/17 - 4:33

Me rastin e vdekjes së ish nënkryetarit të Komunës dhe udhëheqësit të Qendrës Handikos në Suharekë z. Rexhep Kuçi, sot në ambientet e Bibliotekës së qytetit u mbajt mbledhje komemorative. Me këtë rast kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, në fjalën e tij ka thënë se: “ dje morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta, pas infektimit me COVID-19, të humanistit  dhe ish nënkryetarit të Komunës së Suharekës Rexhep Kuçit, natyrisht për ata që punuan dhe e njohën si para luftës, gjatë luftës dhe pas saj, Rexha ishte një burr dhe një punëtor shumë i madh”. Ndërsa në emër të kryesisë së degës së LDK-së në Suharekë,  ka fol kryetari i degës dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, z. Ardian Shala:” Aktiviteti i bacit Rexhë ishte shumë dimensional, ai ishte i dashur për të gjithë, ishte njeri me vlera të larta kombëtare dhe njerzore…” Për ish nënkryetarin e Komunës, veprimtarin dhe humanistin Rexhep Kuçi, zv.kryeministri i Kosovës z.Driton Selmanaj ka thënë se: “njerëzit si Baci Rexhë janë qytetarë të denjë të një kombi dhe humbja e tij e shpejt është humbje e madhe për të gjithë ne, për familjen, bashkëpunëtorët dhe për të gjithë vendin.” Në emër të anëtarëve të Qendrës “Handikos” në Suharekë, ka fol përfaqësuesja e kësaj Qendre Fitore Mamaj. Të pranishmit në  mbledhjen komemorative në emër të familjes i ka falënderuar djali i të ndjerit Shpend Kuçi. Menjëherë pas mbledhjes komemorative, në varrezat e qytetit u varros Rexhep Kuçi.