Suharekë
2022/09/20 - 9:27
Në natën e parë të “Festari 2022”, u mbajt mbrëmja letrare artistike ku punimet e tyre i kanë lexuar poet nga Komuna jonë dhe ata nga Komuna e Prizrenit. Mirëseardhje në këtë manifestim letrar të pranishmëve ju ka dëshiruar drejtoresha e kulturës, rinisë dhe sportit Lorika Gashi, ndërsa në emër të Shoqatës për Kulturë “Elena Gjika”, ka përshëndetur Halil Morina, kryetar. Për pikat muzikore është kujdesur grupi GAM Theranda.