Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt punëtoria Bashkëpunimi ndër-komunal

2020/06/24 - 1:16

Përmes platformës online ZOOM, sot u mbajt Punëtoria ndër-komunale më mes të komunave të Regjionit të Prizrenit.

Ministria e Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në, kanë realizuar këtë lidhje virtuale me komunat dhe kanë vlerësuar realizimin e nevojave specifike të komunave në lidhje me bashkëpunimin ndër-komunal, i cili u prezantua nga të gjithë përfaqësuesit e komunave regjionale pjesëmarrëse.

Qëllimi i kësaj punëtoria ishte prezantimi i konkluzioneve dhe rekomandimeve për raportin Vlerësues për BNK-në.

Nga Komuna e Suharekës, pjesë e kësaj lidhje direkte ishin, Nënkryetarja e Komunës zj.Mihrije Suka, Kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Bexhet Kuçi, zyrtari Ligjor z.Avni Bytyqi, zyrtari për Integrime Evropiane z.Shaban Asllanaj si dhe zyrtari për Informim z. Rinor Zyrapi.