Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt punëtoria: Bashkëpunimi ndërsektorial për ndryshime klimatike

2022/07/21 - 8:01

Ndyshimet klimatike që po ndodhin në planet janë bërë shqetësim për të gjithë globin, andaj për t’i përcjellur këto zhvilime e për të qenë në hap me intensitetin global për zvoglim të efektit serrë, sot u mbajt punëtoria për bashkëpunim ndërsektorial për ndryshime klimatike.

Punëtori, kjo e organizuar nga UNDP, për t’a zhvilluar planin për ndërhyrje ndërsektoriale në Komunën e Suharekës, për mbrojtje nga ndryshimet klimatike.

Në takim kanë qenë prezentë, shoqëria cilvile, bizneset, përfaqësues të HANDIKOS, gratë fermere etj, të cilët në një apo formë tjetër e dhanë koontributin e tyre në këtë punëtori.

Nënkretarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka, e cila ka qenë pjesë e këtij takimi, në fjalën e saj të mbajtur, ndër të tjerash ka thenë: “këto takime e kanë një rëndësi të veçantë për shoqërinë tonë sepse po mundohemi që sa më pak të jemi ndotës të ambientit e sa më shumë t’a ruajmë atë dhe ky projekt ka për qëllim zvoglimin e gazrave serrë dhe zgjerimin e hapësirave të gjelbëruara e po ashtu zhvillimin e energjisë efiçiente”.

Nga paneli i punëtorisë u tha se energjia e ripërtëritshme duhet të jetë e ardhmja e çdo vendi e po ashtu tranzicioni i gjelbër duhet të jetë pjesë e pa-shmangshme e shoqërisë tonë.