Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt Shqyrtimi Publik për Hartën Zonale të Komunës së Suharekës

2022/05/05 - 3:20

Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim, sot ka organizuar Shqyrtim Publik për Hartën Zonale të Komunës së Suharekës.
Ky dokument është shumë i rëndësishëm për planifikim dhe zhvillim të mëtutjeshëm të hapësirave publike e private.
Qytetarë të shumtë kanë shafqur intersim me pjesëmarrjen e tyre në këtë takim, të cilët janë interesuar për përmbajtjen e këtij dokumenti teknik përbajtësor e normativ.
Pjesë e takimit ka qenë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, i cili ka mbajtur fjalë rasti, duke thënë se Harta Zonale e Komunës është një ndër projektet më të rëndësishme që ka Komuna e Suharekës, për të cilin dokument ju ftoj të nderuar qytetarë që ditëve në vijim për 30 ditë të jepni vërejtjet e sugjerimet t’uaja lidhur me këtë projekt. Pastaj e ka falënderuar ish-drejtoreshën znj. Sanie Kuqi Rexhepaj, dhe drejtorin aktual për punën e bërë për HZK-në.
Po ashtu, drejtori i Urbanizmit z.Visar Kuçi, në fjalimin e tij të mbajtur u shpreh se Harta Zonale e Komunës është projekt që ka marrë shumë kohë e angazhim nga drejtoria jonë, duke filluar nga drejtorët paraprakë e duke vazhduar me neve si drejtori.
Edhe përfaqësuesja nga ministria e Planifikimit Hapësinor, e ka falënderuar drejtorinë e Urbanizmit për punën e bërë.
Koordinatorja e këtij projekti znj.Nexhmije Loshi, ka prezantuar punën e mundimshme që është bërë për projektin në fjalë, e në fund, kompania e kontraktuar “INSI” nga Prishtina, kanë prezantuar projektin në detaje për përmbajtje.