Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i radhës i Koordinimit lokal për siguri

2021/09/30 - 10:26

Kryesuesja e takimit znj. MihrijeSuka, nënkryetare e Komunës, fillimisht ka numëruar rastet me Covid-19, ku ka thënë se gjithsejtë janë 3042 raste prej të cilëve 2901  të shëruar, 99  vdekje, kurse 43 raste janë aktive. Ndërsa sa i përket vaksinimit të qytetarëve, ajo tha se brenda ditës vaksinohen nga 600 persona çdo ditë. Më pastaj ajo ka njoftuar edhe për aktivitetet tjera që janë zhvilluar gjatë dy javëve që lamë pas.

Kurse Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Afrim Sylaj, kapiten, gjatë raportimit për  rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave, ka shtuar se janë: 4 vjedhje, 4 kanosje, 7  aksidente në trafik, 1 dhunë familjare, 2 lëndime  aksidentale, 1 para e falsifikuese, 1 armëmbajtje pa leje, 2 moszbatim i gjykatës, 1 shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, 1 tentim vetëvrasje, 2 shantazhe, 1 lëndim i lehtë trupor, 1 posedim i narkotikëve, 1 dëmtim prone dhe 1 gjetje e mjetit të pashpërthyer. Ndërsa gjatë dy jave janë shqiptuar 469  tiketa prej të cilave 180 për kundërvajtje  dhe  289  për  mosrespektim të masave ndaj COVID-19.