Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

2021/01/14 - 11:10

Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, ka numëruar rastet me Covid-19, ku janë 809 të prekur, 556 të shëruar, 49 vdekje, kurse 204 raste janë aktive. Ajo foli edhe për aktivitetet e tjera që kanë ndodhur në Komunë, me theks të veqantë përurimin e vendqëndrimit të moshuarve në Suharekë. Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit ka thënë se kanë ndodhur 7 aksidente trafiku, 3 raste dëmtim prone, 8 vjedhje, 1 rast ngacmim seksual, 1 rast mashtrimi, 1 lëndim i lehtë, 1 tentim vetëvrasje dhe 1 armëmbajtje pa leje. Komandanti i policisë ka shtuar gjithashtu se janë shqiptuar 240 tiketa trafiku dhe 142 tiketa anti-covid.