Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

2021/02/11 - 11:36

Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, ka numëruar rastet me Covid-19, ku janë 1087 të prekur, 676 të shëruar, 54 vdekje, kurse 354 raste janë aktive. Ajo njoftoi gjithashtu edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës se Komuna e Suharekës ka kaluar në Zonën e Kuqe pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19. Kurse Toger Vehbi Bytyqi gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit ka thënë se kanë ndodhur 6 aksidente trafiku, 5 vjedhje, 2 raste të mashtrimit, 2 raste të rrezikut të përgjithshëm, 2 lëndime aksidentale, 2 raste falsifikim të parave, 2 raste të përdorimit të lëndëve narkotike dhe 4 raste të dhunës në familje. Togeri Bytyqi gjithashtu bëri të ditur se janë shqiptuar 105 tiketa anti-covid.