Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

2021/02/25 - 11:26

Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, ka numëruar rastet me Covid-19, ku janë 1151 të prekur, 732 të shëruar, 57 vdekje, kurse 362 raste janë aktive. Ajo njoftoi gjithashtu edhe për aktivitetet e tjera që kanë ndodhur në Komunën  e Suharekës gjatë dy javëve të fundit. Kurse kapiten Afrim Sylaj, komandant i Stacionit Policor në Suharekë, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit ka thënë se kanë ndodhur 6 aksidente trafiku, 7 vjedhje, 1 rast shantazhi, 2 lëndime aksidentale, 1 rast falsifikim i parasë, 2 raste të dhunës në familje, 1 kanosje, 1 armëmbajtje pa leje, 1 pengim i personit zyrtar dhe 1 rast tentim vetëvrasje. Kapiteni Sylaj gjithashtu bëri të ditur se janë shqiptuar 102 tiketa anti-covid dhe 250 tiketa për kundërvajtje në trafik.