Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

2021/04/08 - 10:20

Gjendja e sigurisë në Komunë u vlerësua e qetë dhe e sigurt sot në takimin e radhës për koordinim lokal të sigurisë. Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, ka numëruar rastet me Covid-19, ku janë 1149 të prekur, 927 të shëruar, 71 vdekje, kurse 451 raste janë aktive. Ajo njoftoi gjithashtu edhe për aktivitetet e tjera që kanë ndodhur në Komunën e Suharekës gjatë dy javëve të fundit. Kurse toger Vehbi Bytyqi, gjatë raportimit për rastet që kanë ndodhur gjatë dy javëve të fundit ka thënë se kanë ndodhur 4 aksidente trafiku, 6 vjedhje, 3 raste të falsifikimt të parasë, 1 kanosje, 1 rast të tentim vetëvrasjes, 1 dhunim seksual, 2 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast i përdorimit të narkotikëve. Togeri Bytyqi gjithashtu bëri të ditur se janë shqiptuar 322 tiketa anti-covid.