Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

2021/11/12 - 11:11

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka në mes tjerash ka njoftuar për takimet dhe aktivitetet  që janë zhvilluar gjatë dy jave në Komunën e Suharekës. Ajo ka shtuar se kryetarin e komunës z. Bali Muharremaj dje e kanë vizituar ambasadorët e 7 shteteve mike, pastaj kryetari i PDAK-së Demush  Ademi, i cili edhe i ka uruar rizgjedhjen e kryetarit, pastaj ka fol edhe për vizitën e drejtorit të GIZ-it gjerman dhe për shumë aktivitete tjera. Nënkryetarja Suka ka dhënë edhe gjendjen me pandemi në Komunën tonë, ku ka thënë se për momentin janë gjithsejtë 3056 raste, prej të cilave 2945 të shëruar, 99 vdekje dhe vetëm 12 raste janë aktive.  Ndërkaq për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar  komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, fillimisht. Ai ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë  dy jave  si: 10  aksidente në trafik, 4 kanosje, 1 fajde, 4 lëndime trupore, 1 dëmtim prone, 1 monedhë e falsifikuar, 4 vjedhje, 1 shpërthim zjarri, 2 sulme, 1 ngacmim, 1 shkaktim i rrezikut të përgjithsëm, 1 vetëgjyqësi, 1 mosrespektim i urdhërit të gjykatës1 dhunë familjare dhe 1 deklarim i rrejshëm.  Ndërsa gjatë 2 jave  janë shqiptuar  641 tiketa .