Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

2022/05/11 - 10:24

 

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka fol për aktivitetet dhe punët që janë kryer në Komunë: siç ishin homazhe dhe tubime përkujtimore për të rënët për liri, pastaj për Shqyrtimin Publik të Hartave Zonale që është në proces,  për aktivitetin rreth subvencioneve në bujqësi…dhe për shumë aktivitete tjera për të cilat kemi publikuar lajme për opinionin. Ndërkaq për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar  komandanti i policisë në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, i cili  ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë  dy jave  si:  9 aksidente në trafik,  , 2 dëmtim prone,  2 vjedhje, 1 kanosje, 3 raste  P.R.Q publike, 2 raste të sulmit, 1 gjetje e mbetjeve mortore, 1 rast vdekje e dyshimt, 1 vetvrasje në tentativ, 1 lëndim aksidental, 1 vetëgjyqësi, 3 raste lëndim i lehtë trupor, 1 mashtrim, 1 posedim i narkotikëve dhe 1 rast shtërngim           (detyrim ).  Ndërsa gjatë 2 jave  janë shqiptuar  428  tiketa për kundervatje.