Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale

2022/11/03 - 3:32

Në takimin e koordinimit për siguri lokale që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka, ka folur për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë dy jave, të cilat janë publikuar në media sociale dhe në web faqen e Komunës.
gjatë dy jave të kaluara. Ndërkaq për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar komandanti i stracionit policor në Suharekë Afrim Sylaj, kapiten, i cili pasi e ka vlersuar situatën të qetë dhe stabile, më pas ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë dy jave si: 4 aksidente në trafik,2 lëndime trupore, 2 lëndim aksidental , 2 kanosje, 1 dëmtim prone, 2 raste dhunë familjare, 2 kanosje,1 incident zjarri, vjedhje, 1 mjet i pashpërthyer dhe 1. mbajtje në pronësi e pautorizuar e armës.
Ndërsa gjatë 2 jave janë shqiptuar 68 tiketa për kundervajtje dhe 38 urdhëresa të realizuara.