Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i rregullt i Këshillit të drejtorëve

2020/09/14 - 10:40

Në takimin e rregullt të Këshillit të drejtorëve, që u mbajt sot janë diskutuar shumë tema me rëndësi që kanë të bëjnë me shërbime sa më të mira për qytetarë. Në takim u tha se sot ka filluar mësimi në të gjitha shkollat e Komunës, përveç shkollës në Semetisht. Ndërsa nga drejtoria e Inspeksionit u bë e ditur se ekipet janë në teren që nga ora 7 e mëngjesit dhe po inspektojnë nëpër shkollat që sot kanë filluar mësimin, me qëllim të shihet sa po respektohen masat ndaj pandemisë. Nga drejtoria e Shëndetësisë, u tha se deri tash janë gjithsejtë 203 të prekur nga COVID-19, prej të cilëve të shëruar janë 164 përsona, 14 kanë vdekur dhe raste aktive janë 25 përsona.

Kryetari Muharremaj edhe kësaj radhe ka kërkuar nga drejtorët që të angazhohen sa më shumë në proceset që janë në zhvillim e sipër.