Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i rregullt i sigurisë lokale

2020/06/25 - 9:55

Në takimin e rregullt të sigurisë lokale, i cili mbahet çdo të Enjte, në Komunën e Suharekës, nënkryetarja znj,Mihrije Suka,  e cila është  koordinatore e këtij takimi, i ka njoftuar të pranishmit me aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës, ku ka specifikuar disa: Takimi me grupin e grave Asambleiste për KAB 2021-2023 për përkrahje të grave fermere dhe jo vetëm dhe  PZHK-2020-2028 që është prezantuar në ministritë përkatëse etj…

Ndërsa komandanti i Policisë z.Afrim Sylaj, ka raportuar se java ka qenë e qetë  por me këto raste:  1 grabitje, 4 vjedhje, 3 aksidente, 1 lëndim trupor i lehtë, 1 lëndim i rëndë trupor, 1 shkrepje e armës zyrtare, dhe 15 urdhëresa për gjykatë.

Komandanti pastaj ka njoftuar se do të ketë prezencë të policisë me armë të gjata sidomos natën në zona periferike të terrritorit të Komunës sonë.

LMT-KFOR, ka njoftuar se vazhdojnë me punët e tyre të përditshme dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë me Policinë e Kosovës.