Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i rregullt i Sigurisë Lokale

2020/07/30 - 9:56

Si çdo të Enjte edhe sot, është mbajtur takimi i Sigurisë Lokale të Komunës së Suharekës.

Nënkryetarja Suka, ka folur për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë javës ku ka veçuar:  masat për mbrojtje nga COVID-19, vizitën e Ministrit të Arsimit z.Ramë Likaj, shpërndarja e kontejnerëve për mbeturina si dhe vizitën e ministres së Kulturës znj.Vlora Dumoshi, që do të realizohet sot.

Nga komandanti i Policisë z.Afrim Sylaj, u raportua se situata ka qenë e qetë por me këto raste: 5 aksidente, 2 vjedhje, 2 lëndime trupore, 1 monedhë e falcifikuar, 1 incident zjarri, 1 mos-zbatim i rregullave sipas dispozitave, 1 armë mbajtje pa leje, 1 shantazh, 1 mashtrim dhe 1 mjet i pa-shpërthyer.

Ndërsa OSBE dhe KFOR-LMT, kanë deklaruar se janë duke punuar konform situatës së krijuar nga COVID-19.