Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i rregullt javor për siguri lokale

2018/09/20 - 10:53

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë, kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës ka numruar aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë gjatë javës që e lamë pas. Ajo ka fol për takimin e KPF-së, pastaj për punërorinë rreth barazisë gjinore sa i përket pronës, për takimin e parë të krijimit të Hartave Zonale, si dhe për takimin e kryetarit të Komunës për ruajtjen e pyjeve në Komunën tonë. Ndërsa për gjendjen e sigurisë në Komunë, ka raportuar Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi. Gjatë javës kanë ndodhur këtu raste: 3 aksidente në trafik, 5 vjedhje të raportuara, 1 kanosje, 1 lëndim i lehtë trupor, 1 prishje e rendit dhe qetësisë publike, 1 vjedhje e pyllit, 1 sulm ndaj përsonit zyrtar dhe 1 shatazh përmes rrjeteve sociale.