Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi i rregullt për koordinim lokal të sigurisë

2022/09/22 - 9:53

Në takimin dyjavor  për koordinim lokal të sigurisë  që u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës e cila është edhe kryesuese e takimit znj. Mihrije Suka,  ka folur për aktivitetet dhe punët që janë kryer gjatë dy jave, me theks të veqant për  aktivitetet e Festarit, pastaj për takimet dhe zgjedhjet e Këshillave lokale nëpër fshatra të Komunës sonë dhe për ngjarjet dhe aktivitetet tjera që të gjitha janë të publikuara në lajmet ditore të web faqës së Komunës dhe në rrjetet sociale. Ndërkaq,  për gjendjën e sigurisë në Komunë ka raportuar  rreshteri i Policisë së Kosovës, z. Faruk Berisha, shef i sektorit në Stacionin Policor në Suharekë. Ai pasi  e ka vlersuar situatën të qetë dhe stabile, më pas   ka numëruar rastet që kanë ndodhur gjatë  dy jave  si: 7  aksidente në trafik, 1 falsifikim i dokumentit, 1 sulm fizik , 1 rast incident zjarri, 1 shkelje e statusit martesor, 1 keqperdorim i besimit, 1 rast gjetje e mjetit të pashpërthyer, 1 vjedhje në tentativ dhe 1 rast dëmtim i varrezave. Ndërsa gjatë 2 jave  janë shqiptuar  464 tiketa për kundervajtje.