Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt takimi për koordinim lokal të sigurisë

2018/10/18 - 2:49

Kryesuesja e këtij takimi znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës së Suharekës fillimisht ka fol për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë javës që shkoi kurse më pastaj ka bërë të ditur për aktivitetin që do të organizohet nesër  ku Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, në bashkëpunim me grupin e grave do të organiyojë Fushatën vetëdijësuese për luftën kundër kancerit të gjirit. Ndërsa për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javës në Komunë sa i përket sigurisë, ka raportuar Komandanti i Stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi. Ai ka thënë se kanë  ndodhur  4 aksidente trafiku, 4 vjedhje , 2 dëmtim prone, 1 prishje e rendit, 1 lëndim trupor,   1 shpërthim zjarri, 1 gjetje e mjetit të pashpërthyer dhe 1 shantazhim me rrjetet sociale