Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajt Takimi Publik me qytetarë

2020/06/29 - 2:12

Në Bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha”, në Suharekë, u mbajt Takimi Publik me qytetarë, për Raportin e Punës së Komunës së Suharekës për periudhën Janar-Qershor 2020.

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka raportuar para qytetarëve të pranishëm lidhur me projektet e realizuara dhe punën e Komunës së Suharekës për këtë periudhë kohore në përgjithësi.

Po ashtu, kryetari Muharremaj, i ka informuar qytetarët për projektet që do të fillojnë të realizohen shumë shpejtë, në të mirë të të gjithë qytetarëve.