Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U mbajtën garat komunale të recitatorëve

2013/04/29 - 12:00

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) ka mbajtur garat e recitatorëve ku kanë marrë pjesë nxënësit e të gjitha shkollave fillore, të mesme të ulët dhe të mesme. Komisioni vlerësues në përbërje Sherif Gashi, Agim Rraçi dhe Sahadete Kuçi, pasi ka përcjellur të gjithë garuesit ka shpallë më të mirët. Tri vendet e para në kategorin e nxënësve të shkollave të mesme I kanë fituar nxënësit e Gjimnazit “Jeta e re” në Suharekë dhe ate : 1. Elmaze Hasanaj, 2. Ardita Behluli dhe 3. Natyra Kololli, kurse për nxënësit e shkollave të mesme të ulët: 1. Arlind Basha, Vraniq, 2. Qendresa Berisha, Suhareka dhe 3. Ariana Ahmetaj Sallagrazhdë. Në kategorinë e nxënësve të shkollave fillore janë këto vende vendi I parë Erona Berisha, Sopijë, I dytë Anita Mamaj, Samadraxhë dhe I tretë Diana Bytyçi, Nishor.