Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U nënshkrua kontrata që hap 50 vende të reja të punës

2021/02/16 - 12:05

Komuna e Suharekës dhe Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, sot kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi për një projekt që kap vlerën prej 2.5 milionë euro dhe ku pritet që të hapen 50 vende të reja pune. Kryetari Muharremaj, në llogarinë e tij private në fcb, lidhur me këtë marrëveshje shkruan:

“2.5 milion euro është vlera e projektit të ri nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ku do të ndërtohet një therrtore e cila do të mbetet në shërbim të kësaj shoqate dhe në shërbim të qytetarëve.

Sot u nënshkrua kontrata mes Komunës së Suharekës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ku do të krijohen 50 vende të reja pune.

Ne angazhimin dhe punën nuk e ndalim derisa të rregullohet jeta dhe mirëqenia e qytetarëve.”