Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U nënshkrua  Memorandumi për Projektin : “Integriteti i Komunave në Kosovë”

2022/07/28 - 11:17

Kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se në prani të  Ambasadorit të  SHBA-së Jeff Hovenier, ka nënshkruar dje Memorandumin e bashkëpunimit  për Projektin : “Integriteti i Komunave në Kosovë”:

“Kemi nënshkruar dje Memorandumin e bashkëpunimit me USAID për projektin: “Integriteti i Komunave në Kosovë”, ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori i SHBA-së Jeff Hovenier.

Ky projekt përfshin mbikëqyrjen e financave publike, sundimin e ligjit, transparencën, llogaridhënien, eficiencën, efektshmërinë, reagueshmërinë, përfshirjen dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë proces si dhe menaxhimin e kontratave të prokurimit.

Përfaqësuesit e USAID-it i falenderoj për bashkëpunimin”, ka thënë kryetari Muharremaj