Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U prezentua Draft-Programi trevjeçar për banim 2019-2021

2018/09/19 - 2:26

Në sallën e Asamblesë komunale, sot u bë prezentimi i Draft-Programit trevjeçar për banim 2019-2021 në Komunën e Suharekës, që ka të bëjë kryesisht me banimin social. Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, pasi ka shpreh shqetësimin e tij për numrin e vogël të pjesmarrësve në diskutime tjera publike po kështu edhe në këtë të diskutim, më pas ka përshendetur punën e hartuesve të Draft-Programit dhe ka shtuar se Komuna e Suharekës, ka nevojë për mbështetje te Ministrisë së Mirëqenjës Sociale, në mënyrë që të sigurojmë banim social për rastet që kanë nevojë. Për Draft-Programin trevjeçar për banim 2019-2021 në Komunën e Suharekës, ka fol kryesuesi i Komisionit z.Sami Rrakaçi, drejtor i QPS-së në Suharekë, ndërsa për Ligjin e Financimit të programeve të veçanta ka fol drejtori i Developing Together, z. Driton Tafallari, i cili ka sqaruar detajisht për mënyrën se si funksionon Ligji i Financimit.