Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U promovua libri “NJË KULLË NËPËR SHEKUJ” i Faik Tafollit

2021/12/29 - 5:13

Në Qendrën Rinore “Shtëpia e Felbahut” në Suharekë, sot u bë përurimi i librit “NJË KULLË NËPËR SHEKUJ” i Faik Tafollit, libër ky monografik për Lagjën Tafolli të fshatit Çadrak. Në ceremonin e perurimit, përveç  të pranishmëve të tjerë siç ishin:  poet, shkrimtar,gazetar, bashkëfshatarë të autorit, bashkëatdhetarë nga diaspora, i pranishëm  ishte edhe kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj dhe nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka. Kryetari  Muharremaj në fjalën përshëndetëse duke e përgëzuar autorin  për librin e dytë me radhë, më tej ka fol për kontributin që ka dhënë dhe po jep diaspora për Komunën tonë dhe vendin në përgjithësi. Edhe nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka ka përshëndet këtë manifestim letrar duke shtuar se ndjehemi krenar me diasporën kur krahas punëve që atje bëjnë, shumë prej tyre edhe kontribojnë në lëmi të ndryshme, si në kulturë, art, letërsi, sport…. Në vazhdim një përmbledhje rreth librit e ka dhënë edhe redaktori  Sherif Gashi, pastaj rreth librit kanë fol edhe Berat Batiu, pastaj poeti Beqir Cikaqi e të tjerë. Pjesa foljore është shoqëruar edhe me disa pika muzikore.