Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U vu gurthemeli i objektit të ri shkollor në fshatin Tërrnje

2018/09/21 - 10:57

Me një ceremoni  solemne sot kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Tërrnje. Para banorëve të fshatin, nxënësve dhe mësimdhënësve të këtushëm, kreu i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, ka premtuar se në shtatorin e ardhshëm nxënësit e shkollës së Tërrnjës do të mësojnë në objekt të ri dhe me kushte shumë të mira: “Fjalët që i kam dhënë më herët po fillojmë me i realizuar. Fshati Tërrnje ka dhënë shumë deri tash, me dekada ka dhënë Tërrnja. E meritoni edhe më shumë se kaq. Mos harroni për herë të parë ka me ndodh ne Republikën e Kosovës, një shkollë po fillonë sot dhe mbane mend me 21 gusht vitin e ardhshëm,  kjo shkollë do të lëshohet në përdorim. Unë ju premtojë se ju do të mësoni vitin e ardhshëm në shkollën e re”. Ndërsa Ministri i Arsimit, Shyqeri Bytyçi, e ka quajtur knaqësi qëndrimin në  Tërrnje, ndërsa knaqësia më e madhe është kur jemi si  sot, kur flasim për ndërtimin e një shkolle të re. E përgëzoj kryetarin për angazhimin që po bënë në ndërtimin e shkollës dhe për arsimin më cilësor. Ne si Ministri e Arsimit, do ta përkrahim edhe Komunën e Suharekës, pa dyshim edhe në këtë shkollë që sot po fillon të ndërtohet”.  Kryetari i fshatit Tërrnje, Enver Shabani, e ka quajtur ditë të veqantë vënjen e gurthemelit. Nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani do të kenë kushte më të mira për mësim, kjo falë kryetarit të Komunës , z Bali Muharremaj, angazhimit të tij, që po realizon premtimet e dhëna në fshatin tonë.

Shkolla do të ketë 10 dhoma mësimi dhe vlera e projektit është mbi 300 mijë euro, mjete këto nga buxheti  i  Komunës.