Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

U zbulua shtatorja e Fadil Vatës

2013/04/25 - 12:00

Komuna e Suharekës, sot në 23 vjetorin e vdekjës me një Akademi përkujtimore, ka përkujtuar veprimtarin, atdhetarin e devotshëm dhe Heroin e Kosovës Fadil Vatën. Në këtë Akademi morrën pjesë dhe folën Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, kryetari i komunës Blerim Kuçi, Veprimtari Adem Demaçi, kryetari I BDI-së Ali Ahmeti, bashkëveprimtarë e shokë të Fadil Vatës. Për veprimtarinë politike dhe aktivitetnin në ilegale të Fadil Vatës ka fol Gafurr Elshani, ndërsa kryetari I komunës Blerim Kuçi e ka quajtur Fadil Vatën, simbol të lirisë, simbol të sakrificës…. E Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, e cila në një ceremoni të veçantë e ka dekoruar me titullin “Heroi I Kosovës”, veprimtarinë Fadil Vata, në Akademi ka thënë se rruga deri te liria I përket heroit të Kosovës Fadil Vata, bashkëmendimtarëve dhe bashkëveprimtarëve të idealit që u shkrinë në veprimtarinë e tyre, duke dhënë kontribut domethënës që çeshtja jonë kombëtare të zgjidhet drejtë, që ne sot të gëaojmë shtetin tone dhe të punojmë për të ardhmën e atdheut… Pas Akademisë në qendër të qytetit u bë zbulimi I shtatorës së Fadil Vatës, i cili vdiq më 25 prill të vitit 1990, në Bazell të Zvicrrës.