Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Vërshimet në Komunën e Suharekës, kryetari Muharremaj  viziton fshatrat që po përballen me vërshime

2021/01/11 - 1:02

Kryetari Muharremaj, në teren po viziton fshatrat që po përballen me pasojat nga vërshimet. Ai nga Peqani shkruan:

“Tash e sa ditë reshjet e shiut nuk janë ndalur dhe dëmet janë të mëdha.

Mbrëmë zjarrëfikësit dhe ekipet e ndryshme nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente kanë punuar vazhdimisht në largimin e ujit nga shtëpitë.

Për momentin jemi në Peqan në përpjekje që t’i ndihmojmë qytetarët.

Vizitat dhe angazhimin do ta vazhdojmë kudo ku është e nevojshme, deri në tejkalimin e kësaj situate. “