Vizitat sistematike mjekësore nëpër shkolla
2022/05/04 - 3:45
Ekipet e QKMF-së, kanë kryer kontrolla mjekësore në Shkollën Fillore “7 Marsi” në Suharekë, kurse ditëve në vijim do të vazhdohet edhe në shkollat e tjera, sipas planit të paraparë nga menaxhmenti i QKMF-së.
Gjatë kontrollit të nxënësve nga mjekët, prezent ka qenë edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë znj.Besa Kuçi dhe drejtoresha e QKMF-së znj.Sale Bytyqi.
Kryetari Muharremaj, gjatë qëndrimit në këtë shkollë ka shprehur
respektin për punën dhe përkushtimin e stafit mjekësor ndaj nxënësve.