Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Vizitë Shoqatës së Pensionistëve

2020/10/07 - 1:29

Kryesuesi i Kuvendit Komunal z.Bexhet Kuçi së bashku me drejtorin e Administratës z.Drion Maliqaj, ishin në vizitë në Shoqatën e Pensionistëve në Suharekë, për të bashkëbiseduar me përfaqësuesit e kësaj shoqate si dhe për t’a parë se si e kalojnë ditën pensionistët aty dhe se a kanë aktivitete që i bëjnë të ndihen të relaksuar pensionistët.

Në takim u biseua edhe për investimet në objekt dhe për  kushte më të mira për qëndrim ditor.

Kryesuesi z.Kuçi dhe drejtori z.Maliqaj, u zotuan se do t’i ndihmojnë edhe në furnizim me inventar dhe paisje të tjera.

Përfaqësuesit e shoqatës i kanë falënderuar zyrtarët komunal për vizitën dhe për përkrahjen e vazhdueshme.